Archive for June, 2009
Kolonel Zegali: Fortifikimi i vendit Shkaktonte 80 viktima në vit! Shekulli 2008-01-25 00:00:00
Quoted from http://lajme.shqiperia.com/html/media/artikull/iden/9499/titulli/Kolonel-Zegali-Fortifikimi-i-vendit-Shkaktonte-80-viktima-ne-vit!:
Kolonel Zegali: Fortifikimi i vendit Shkaktonte 80 viktima në vit! Shekulli 2008-01-25 00:00:00
Josif Zegali, një nga projektuesit por edhe kundërshtarët e atij bunkerizimi, rrëfen se ku u mor ai model, mbi ç’bazë vendimesh u bë ai bunkerizim, si u realizua ai dhe si ndodhi e si u kundërshtua Enver Hoxha nga ai (Zegali) për fortifikimin. Josif Zegali: “Bunkerizimi apo fortifikimi, që u zbatua në vendin tonë, është një rast unikal. E them me bindje të plotë, se nuk e gjen në asnjë vend tjetër, sado militarist që të jetë. Ai nuk është mendja apo krijimtaria e Shtatmadhorisë së Ushtrisë, as i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është zbatim i çmendurisë politike. Pse u bë? Enver Hoxha e shpalli Shqipërinë, tërësisht të izoluar dhe të gjitha shtetet e botës i shpalli armiq të vendit tonë dhe se Shqipëria do të luftonte kundër të gjithë atyre, do t’i përballonte dhe do të fitonte e socializmi i tij do të triumfonte, dhe kjo ishte fantazia e Enver Hoxhës, në zbatim të kësaj strategjie.
